Chollet për Ballkanin Perëndimor: Një Evropë e lirë dhe në paqe, në interesin tonë të sigurisë kombëtare NULL NULL 20.05.2023 07:54 20.05.2023 07:54 Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka folur për raportimin në senat për situatën në Ballkanin Perëndimor. Chollet, përmes një postimi në Twitter, tha se politika e ShBA-së në Ballkan bazohet në parimin për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe. “Një nder të paraqitem para SFRC dje me përfaqësuesin special Gabriel Escobar mbi politikën e administratës për Ballkanin Perëndimor. Politika e ShBA-së në rajon bazohet në një parim të thjeshtë: Një Evropë e tërë, e lirë, e begatë dhe në paqe është në interesin tonë të sigurisë kombëtare”. Kujtojmë se të enjten Chollet dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raportuan edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Escobar deklaroi se ShBA-ja nuk e përkrah një asociacion që e dëmton sovranitetin e Kosovës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS