Chollet: Nuk mbështesim Asociacion që ngjason me Republika Sërpska NULL NULL 18.05.2023 17:59 18.05.2023 17:59 ShBA-ja nuk e do një Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë i cili do t’i ngjasonte Republikës Sërpskas të Bosnje e Hercegovinës. Kështu tha Këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në seancën e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan me temën “Vlerësimi i Politikës së ShBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor”, njofton Klan Kosova. “Themelimi i Asociacionit është një obligim ndërkombëtar. Në pikëpamjen tonë, përputhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”. “Ne duam që të gjithë qytetarëve të Kosovës t’u dëgjohet zëri. Qëllimi ynë është që qytetarët e veriut të jenë më pak të varur nga Serbia. Ne nuk e mbështesim asgjë që ngjason me Republika Sërpska”. Tutje, ai ka thënë se ka disa pakica nëpër Evropë që gëzojnë asociacione të tilla dhe që nuk e pengojnë funksionalitetit e shtetit ku jetojnë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv