Chollet i ofron mbështetje Serbisë për angazhimin në dialogun me Kosovën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chollet i ofron mbështetje Serbisë për angazhimin në dialogun me Kosovën

NULL NULL
02.02.2023 08:17

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Zyrtari i lartë amerikan njoftoi përmes një postimi në Twitter se ky takim erdhi pas bisedës që u zhvillua në mes të sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofton Klankosova.tv.

“Konfirmuam miqësinë e kahershme mes SHBA-së dhe Serbisë dhe shprehëm mbështetjen tonë për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për promovimin e paqes dhe sigurisë më të madhe në rajon”, shkroi Chollet.

Blinken flet me Vuçiqin, e falënderon për sinqeritetin ndaj propozimit të BE-së