Chollet flet me Kurtin, i kërkon ta pranojë propozimin evropian NULL NULL 24.01.2023 22:11 24.01.2023 22:11 Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, ka bërë të ditur se ka biseduar sonte me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin. Siç shkruan në një cicërimë në twitter, Chollet i ka kërkuar atij që Kosova ta pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, transmeton klankosova.tv. “Fola me Albin Kurtin sot për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Një temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”. Chollet po ashtu ka theksuar gjatë diskutimit me Kurtin, edhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës, të kthehen në institucione. ”Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kontekstin e Dialogut dhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës të kthehen në postet e tyre”.
Kosova Sot mblidhet kuvendi, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara 9 minuta më parë