Chollet dhe Lajçak bisedojnë për mbështetjen ndaj dialogut Kosovë - Serbi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chollet dhe Lajçak bisedojnë për mbështetjen ndaj dialogut Kosovë – Serbi

NULL NULL
04.04.2023 16:38
Chollet Lajçak

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka bërë të ditur se është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se ata kanë biseduar për procesin e dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për mbështetjen e ofruar ndaj Ballkanit Perëndimor në rrugën e Bashkimit Evropian.

“I lumtur derisa fola me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak, për mbështetjen tonë të fortë ndaj dialogut të drejtuar nga BE-ja, si dhe përkushtimin e përbashkët për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, ka thënë Chollet.