Childish Gambino kujton babanë, Nipsey Hussle dhe Mac Miller në Coachella NULL NULL 15.04.2019 10:00 15.04.2019 10:00 Childish Gambino hoqi këmishën e tij gjatë paraqitjes në festivalin e muzikës Coachella, në natën e premte në Indio, Kaliforni. Aktori dhe reperi 35 vjeçar, bëri një fjalim emocional duke kujtuar babanë e tij, Mac Miller dhe Nipsey Hussle. “Kam humbur babanë tim këtë vit, kemi humbur Nipsey, kemi humbur Mac”, tha Childish. “Ajo që po filloj të kuptoj është se gjithçka që kemi janë vërtetë kujtime në fund të ditës, kjo është e gjitha. Ju kaloni nëpër fëmijët tuaj, miqtë dhe familjen tuaj. Problemi me ne, shumë këtu, e dimë se çfarë do të ndodhë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.