Chicharito Hernandez te Los Angeles Galaxy, më i paguari në MLS NULL NULL 22.01.2020 15:30 22.01.2020 15:30 Javier Hernandez bëhet lojtari më i paguar në MLS. Meksikani, që gjatë pjesës së parë të sezonit luajti për Sevillan, ka arritur marrëveshje trevjeçare me vlerë 103 000 paundë në javë me LA Galaxy. Skuadra kaliforniane por kërkonte një sulmues të ri pas largimit të Zlatan Ibrahimovicit, i cili firmosi me Milanin, njofton Klan Kosova. Chicharito, që ka luajtur më skuadrat më në zë në Europë (Manchester United e Real Madridit, u identifikua se lojtari i duhur për të të marrë trashëgiminë e gjigantit suedez. Bosi i Galaxy, Dennis te Kloese, deklaroi: “Javier vazhdimisht ka shënuar gola në ligat më të mira dhe ka qenë lojtari më i suksesshëm i vendit të tij gjatë dekadës së fundit. Ka patur suksese në nivelin më të lartë dhe ka shënuar golat të shuma me përfaqësuese më të mira të Concacaf.” Mësohet se siç shkrun supersport.al, Los Angeles Galaxy ka shpenzuar 8 milionë paundë për kartonin e tij (Sevillas), 3 milionë më shumë se shuma që i pagoi Veillarrealit për kartonin e Giovani dos Santos. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 24 orë më parë