Chelsea “shkatërron” skuadrën e ligës së katërt, avancon tutje në FA Cup NULL NULL 11.01.2025 18:02 11.01.2025 18:02 Chelsea avancon tutje në FA Cup pas fitores ndaj Morecambe, 11 janar, 2025. Foto: AP Skuadra e Chelseat ka mposhtur bindshëm skuadrën e ligës së katërt të futbollit anglez, Morecambe fc, në kuadër të FA Kupës angleze. Me rezultatin 5-1, u dëshmua cilësia e Premier Ligës. Me këtë fitore, Chelsea shkon në 1/16 e finales së Kupës FA të futbollit anglez. Fitore bindëse kanë arritur edhe skuadrat tjera të Premier Ligës në këtë fazë të kupës. Leicester vs QPR 6-2, Bournemouth vs West Brom 5-1, Norwich vs Brighton 0-4, Nottingham vs Luton 2-0. E vetmja skuadër e Ligës Premier që u mposht është Brentfordi, e cila pësoi 1-0 ndaj Plymouth, që luan në nivelin e dytë të futbollit anglez. Fitore arriti edhe Exeteri ndaj Oxford Utd (3-1). /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.