Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chelsea regjistron fitoren e shtatë në po aq ndeshje në Conference League

NULL NULL
06.03.2025 23:24

Shtatë ndeshje, po aq fitore!

Ky është bilanci i 100% në UEFA Europa Conference League i skuadrës angleze, Chelsea.

Blutë e Londrës fituan sot 1-2 në Danimarkë ndaj Copenhagen, raporton Klankosova.tv.

Danezët rezistuan në 45 minutat e para, të cilat u mbyllën me rezultatin e njejtë që edhe filloi takimi.

Por qetësia në “Parken Stadium” zgjati vetëm edhe 55 sekonda të pjesës së dytë, kur me një goditje jashtë zonës së 16 metërshit, Reece James i dha avantazhin mysafirëve.

20 minuta më vonë, ishte argjentinasi Enzo Fernandez, ai i cili e dyfishoi epërsinë.

Krejt çka vendasit arritën të bëjnë në këtë ballafaqim, ishte zbutja e ‘dhibmjes’, kur Gabriel Pereira e dërgoi topin në rrjeten e Robert Sanchez.

Pas këtij triumfi, Chelsea mbetet skuadra e vetme në edicionin 2024/25 në të gjitha kompeticionet, që ka fituar të gjitha përballjet e zhvilluara, njofton Klankosova.tv.

Kryeqytetasit anglezë e nisën kampanjën e Konferencës evropiane, me fitoren 4-2 ndaj belgëve të Gent.

Katër gola londinezët i shënojnë edhe në Athinë ndaj Panathinaikosit, kurse e pranuan vetëm një.

“Viktima” e radhës e të “Kaltërve” ishte ekipi armen, Noah, të cilët u deklasuan në stadiumin “Stamford Bridge”, me rezultat 8-0.

Chelsea triumfon edhe në dy transferta radhazi, në Gjermani ndaj Heidenheim (0-2() dhe në Kazakistan kundër Astanas (1-3).

3 pikët e fundit në kuadër të fazës së parë, “Blutë” i morën ndaj irlandezëve të Shamrock Rovers, të cilët i mposhtën 5-1.

lajme të ngjashme