Chelsea po do që t’ia rrëmbejë Mudrykin Arsenalit NULL NULL 14.01.2023 17:39 14.01.2023 17:39 Chelsea është duke tentuar që t’ia rrëmbejë Arsenalit Mykhailo Mudrykin. Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili është shprehur se bordi i Chelseat është aktualisht në Poloni duke tentuar të arrijë një marrëveshje. Romano thotë se oferta e Chelseat për Shakhtarin është afër 100 milionë – është pikërisht shifra që po e kërkon klubi ukrainas, transmeton Klankosova.tv. Arsenali ka dërguar dy oferta drejt Shakhtarit, por që të dyja janë refuzuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.