9:03, 16 Maj 2019

Chelsea rrezikon të mbetet në harresë këtë verë, pasi që ende nuk kanë marrë një vendim për ta shkarkuar ose jo menaxherin Maurizio Sarri në fund të sezonit.

Goal mëson se hierarkia e klubit nga Stamford Bridge janë shfaqur ngurrues për të marrë ndonjë vendim rreth transferimeve ose renovimeve të kontratave derisa të gjendet zgjidhja përfundimtare për të ardhmen e italianit, transmeton Klan Kosova.

Megjithëse kanë përfunduar në pozitën e tretë në Premier League dhe kanë siguruar finalet në Europa League dhe Carabao Cup në kampanjën e parë të Sarri si trajneri, ka një ndarje dhe pakënaqësi te tifozët e klubit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë