Chelsea nënshkruan edhe me një lojtar tjetër - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chelsea nënshkruan edhe me një lojtar tjetër

NULL NULL
02.05.2023 17:31

Chelsea ka nënshkruar edhe me një lojtar tjetër. Kendry Paez do t’u bashkohet në vitin 2025.

I lindur në vitin 2007, Kendry është një nga talentet më të mirë në Amerikën e Jugut dhe ai tashmë po luan me ekipin U-17 të Ekuadorit pavarësisht se është vetëm 15 vjeç.

Siç bënë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, shumë klube e donin atë, por kontrata afatgjatë është nënshkruar me Chelsean, duke pritur deklaratën e klubit së shpejti.

Kendry do t’i bashkohet Chelseat në korrik 2025 kur ai do të mbushë 18 vjeç për shkak të rregullave të FIFA-s – marrëveshja është 100 për qind e përfunduar.

Independiente del Valle mund të përfitojë deri në 20 milionë euro në varësi të bonuseve – është shifër rekord për futbollin ekuadorian, por do të varet nga performancat e Kendry në futbollin evropian.