Chelsea në gjysmëfinale të Botërorit NULL NULL 05.07.2025 07:53 05.07.2025 07:53 Chelsea ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve pas fitores 2:1 ndaj Palmeiras. Blutë e Londrës kaluan në epërsi qysh në minutën e 16-të me një gol të Cole Palmer. Pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, 18-vjeçari Estevao, që nga vera do të jetë pjesë e Chelseat, barazoi rezultatin për Palmeiras, 53′. Fati i ndeshjes u vendos në minutën e 83-të, kur një krosim i Malo Gusto nga krahu i djathtë u devijua në portë nga portieri brazilian Weverton, duke i dhënë Chelseas avantazhin përfundimtar dhe biletën për në gjysmëfinale. Pas kësaj fitoreje, skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca do të përballet në gjysmëfinale me Fluminensen, kampionin e Brazilit, ku përballë do të ketë kësaj radhe jo lojtarin e ardhshëm por ish-lojtarin e vet, Thiago Silvën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days