Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chelsea kthehet te fitorja

NULL NULL
02.10.2023 22:56

Chelsea ka shënuar fitore ndaj Fulhamit, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së shtatë në Premier League.

Golin e parë për Blutë e realizoi Mykhailo Mudryk, në minutën e 18’, teksa vetëm një minutë më vonë Armando Broja shënoi golin e dytë.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Ndërkohë, në pjesën e dytë nuk u realizua asnjë gol dhe ndeshja në fund përfundoi në favor të Chelseat.

Chelsea pas fitores kalon në vendin e 11-të me tetë pikë, pas shtatë ndeshjeve, teksa Fulhami renditet në pozitën e 13-të po aq pikë. /Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme