Chelsea korr fitore ndaj Evertonit (VIDEO) NULL NULL 08.03.2021 21:00 08.03.2021 21:00 Chelsea ka shënaur fitore ndaj Evertonit me rezultat 2:0 në kuadër të javës së 27-të të Premier Ligës. Ishte Ben Godfrey që realizoi autogol në minutën e 31-të duke dërguar vendësit në epërsi. Ndërkaq, Jorginho në minutën e 65-të nga pika e bardhë siguroi fitoren e londinezëve, të cilëve iu kishte anuluar një gol në minutën e 54-të pas një loje me dorë nga Kai Havertz. Kjo fitore mban Chelsea-n në pozitën e katërt me 50 pikë, katër më shumë se Evertoni në të gjashtën por që këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.