Lajmet e fundit
Chelsea po lëviz në orët e fundit të merkatos për të gjetur një përforcim në mesfushë, ndërsa Manu Kone është një nga emrat që ka përfunduar në radarët e klubit londinez.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, Chelsea ka kontaktuar Romën për të diskutuar një transferim të mundshëm të mesfushorit francez. Bisedimet mund të marrin një zhvillim të shpejtë nëse Enzo Fernández realizon transferimin te Manchester City.
Në këtë skenar, Kone do të shihej si një alternativë për të zëvendësuar Enzon në mesfushën e Chelseat.
Për momentin nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të mbyllur, por Chelsea ka nisur kontaktet me Romën dhe situata pritet të ndiqet me shumë vëmendje në orët e fundit të merkatos.
Vendimi i Enzo Fernandez për të ardhmen e tij mund të jetë çelësi që do të përcaktojë nëse Chelsea do të tentojë seriozisht transferimin e Manu Kone. /Klankosova.tv