Chelsea godet sërish, transferon sulmuesin e dalluar të Ligue 1 NULL NULL 21.06.2025 16:44 21.06.2025 16:44 Chelsea raportohet se ka siguruar shërbimet e sulmuesit holandez Emmanuel Emegha. Sidoqoftë, ai pritet që edhe pasi të nënshkruajë me të Kaltrit, këtë sezon të mbetet te klubi i tij aktual, Strasbourg. “Chelsea po planifikon që Emanuel Emegha të jetë pjesë e skuadrës së tyre nga vera e vitit 2026, siç u zbulua në maj”, shkruan Fabrizio Romano. “Gjithashtu pritet që Emegha të qëndrojë te Strasbourg këtë verë dhe më pas t’i bashkohet projektit të Chelsea vitin e ardhshëm, nëse gjithçka shkon sipas planit”. “Nuk ka asnjë konfirmim për raportimet që lidhen me një kalim te Juventusi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.