Chelsea frikësohet për Hazard NULL NULL 10.08.2018 10:36 10.08.2018 10:36 Ekipi anglez, Chelsea, po ndihet edhe i frikësuar rreth mundësisë së largimit te Eden Hazard drejt Real Madrid, kështu duke përcjellë Thibaut Courtoi-n i cili dje kreu testet mjekësore tek ky ekip. Fituesit e Champions League pas largimit të Ronaldos, e shikojnë Hazard si zëvendësim të tij dhe belgu nuk ka përjashtuar mundësinë e një largimi të mundshëm nga “ Të Blutë”. Portier më i ri i madrilenëve, Courtoi, deklaroi se Hazard do të ishte një nënshkrim perfekt dhe se do të donte shumë që të luante prapë me të. Shkuarja e Hazard në Madrid është duke u diskutuar qysh prej fillimit të sezonit të transferimeve, ndërsa Lapotegui e ka mundësinë që ta sigurojë atë deri me 31 gusht pasi që atëherë edhe mbyllet afati kalimtar në Spanjë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 22 orë më parë