Chelsea e mposht bindshëm Burnleyn NULL NULL 07.10.2023 18:08 07.10.2023 18:08 Chelsea ka shënuar fitore të thellë ndaj Burnleyt, me shifrat 4-1, në kuadër të xhiros së nëntë në Premier League. Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Ëilson Odobert, në minutën e 15’, pas një asistimi nga Lyle Foster. Megjithatë, Blutë e barazuan rezultatin me anë të Ameen Al-Daklil. Ky ishte edhe rezultat i pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Cole Palmer e dërgoi në epërsi Chelsean, me një gol nga penaltia. Ndërsa golin e tretë e shënoi Raheem Sterling, në minutën e 65’, me një solo aksion. Teksa, golin e fundit dhe të vulosjes së fitores e realizoi Nicolas Jackson, në minutën e 74’. Chelsea pas fitores kalon në vendin e nëntë me 11 pikë, pas tetë ndeshjeve.