Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chelsea e lë të lirë Cech-un

NULL NULL
16.05.2015 09:49
E ardhmja e portierit Petr Cech është larg Chelseas. Portieri çek pritet të largohet gjatë merkatos se verës nga “Stamford Bridge”.

Këtë e ka konfirmuar menaxheri i lojtarit, Viktor Kolar. Ky i fundit ka zbuluar se drejtuesit e Chelseas i kanë dhënë leje Cech-ut që të gjeje një skuadër të re gjatë verës.

“Petr ka një kontratë të vlefshme me klubin aktual, megjithatë, unë mund të konfirmoj që ne kemi marre leje nga Chelsea për të negociuar me ekipet e interesuara”, ka thënë Kolar.

“Petr ka konfirmuar interesimin për të luajtur rregullisht në një klub të madh”, ka theksuar agjenti i portierit te përfaqësueses çeke.

Cech gjatë këtij sezoni ka përfunduar në bankinë, pasi trajneri Jose Mourinho si portier të parë ka preferuar të riun belg, Thibaut Courtois.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.