Chelsea e do Onanan e Interit, e ofron në shkëmbim edhe Kepan NULL NULL 25.04.2023 10:50 25.04.2023 10:50 Chelsea thuhet se do të takohet me Interin këtë javë për të folur në lidhje për portierin Andre Onanan, teksa janë të gatshëm të përfshijnë edhe Kepa Arrizabalagan në një marrëveshje të mundshme. Sulmuesi 27-vjeçar kamerunian ka pasur paraqitje të mira që kur iu bashkua në një transferim të lirë verën e kaluar dhe është lidhur gjithnjë e më shumë me një kalim te Blutë në muajt e fundit, transmeton Klankosova.tv. Onana e ka mbajtur 15 herë portën e paprekur në 33 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe ka qenë një nga performuesit më të mirë të Interit, duke tërhequr vëmendjen e klubeve në të gjithë kontinentin. Siç raporton La Gazzetta dello Sport, Chelsea është gati të takohet me Interin këtë javë – ndoshta para ndeshjes së tyre gjysmëfinale të Kupës së Italisë me Juventusin – për të diskutuar Onanën dhe për të planifikuar një marrëveshje të mundshme. Nerazzurrët duan rreth 40 milionë euro për portierin kamerunian. Chelsea, megjithatë, është gjithashtu i gatshëm të dërgojë Kepa në veri të Italisë në këmbim, një ide që mund të jetë intriguese. Interi po monitoron gjithashtu një numër portierësh të tjerë përpara afatit kalimtar të verës, duke përfshirë Guglielmo Vicarion e Empolit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.