15:48, 11 Shkurt 2019

Chelsea do të kërkojnë nga Milani që ta përfshijnë edhe Franck Kessie0n në ndonjë marrëveshje nga e cila Tiemoue Bakayoko do të transferohej në mënyrë permanente te Kuq e Zinjtë, raporton Daily Star.

Bakayoko dështoi që ta gjejë veten në “Stamford Bridge”, por ka filluar ta rindërtojë reputacionin e tij në San Siro, sipas Goal.

Marrëveshja e huazimit të francezit skadon në fund të stinorit, por milanezët kanë mundësinë e blerjes së tij.

Ngjashëm, Milan janë të obliguar që ta blejnë Kessie-n nga Atalanta, kur t’i skadojë marrëveshja e huazimit të tij në fund të këtij edicioni, andaj Të Kaltrit duan që ta marrin menjëherë në radhët e tyre.

Konkurs Pune

Lexo më shumë