Chelsea avancon ndaj Crystal Palace (VIDEO) NULL NULL 07.07.2020 19:15 07.07.2020 19:15 Chelsea ka kaluar në epërsi ndaj Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Premier Ligës. Olivier Giroud realizoi për të Kaltrit në minutën e gjashtë, pas asistimit nga Willian. Chelsea është në luftë për t’u kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, andaj një fitore eventuale do t’i çonte në kuotën e 60 pikëve, pesë më shumë se Manchester United në pozitën e pestë por me një ndeshje më pak. https://www.youtube.com/watch?v=1kNfuk75ZDs *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.