10:55, 12 Janar 2019

Largimi i Cesc Fabregas nga “Stamford Bridge” ishte padyshim i dhimbshëm, mirëpo Chelsea duket se nuk kanë qëndruar duarkryq dhe veçse kanë gati dy zëvendësime për të.

Ata thuhet të kenë arritur marrëveshje me dy mesfushorë të kalibrit botëror gjatë këtij afati kalimtar.

Nico Barrella i Cagliarit dhe Leandro Paredes i Zenit janë lojtarët me të cilët Chelsea ka marrëveshje, sipas “Mirror”.

Paredes pritet që të kalojë qysh në këtë afat në Londër, kurse Barrella me gjasë nuk do të largohet nga Serie A në mes të këtij sezoni.

Të dy mesfushorët shihen si zëvendësim për Cesc Fabregas, i cili dje ka zyrtarizuar kalimin e tij tek skuadra franceze, Monaco.

Konkurs Pune

Lexo më shumë