Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chelsea, 58 milionë për Pogban

NULL NULL
07.05.2015 09:44
Chelsea i ka ofruar Juventusit 58 milionë funte për mesfushorin Paul Pogba. Londinezët e duna me çdo kusht francezin.

Chelsea tashmë i ka bërë publike kërkesat në drejtim të Paul Pogbas, për të cilin thuhet se Juventus ka pranuar ta shes këtë verë, për 58 milionë funte (77.66 milionë euro).

Francezi është tashmë njëri nga superyjet më të kërkuar në Europë, por Chelsea po kryeson në listën e klubeve të shumta që duan ta kenë mesfushorin elegant.

Pos londinezëve, dy klubet tjera në garë janë edhe Manchester City, që ka ofruar 50 milionë funte dhe Paris Saint Germain të cilët i kanë bërë një ofertë joshës Pogbas, me pagesë javore prej 210,000 funtesh./Klan Kosova

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.