Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Chatroom” së shpejti premierë në Teatrin e Gjilanit

NULL NULL
16.06.2025 13:42

Premiera e shfaqjes “Chatroom” me regjisor Erson Zymberi dhe autor Enda Walsh, do të jepet me 21 dhe 22 qershor 2025, nga ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit.

Kjo shfaqje është një dramë therëse dhe urgjente që eksploron errësirën psikologjike të adoleshencës modern, në një kohë kur bisedat virtuale zëvendësojnë kontaktin njerëzor, dhe vetmia shpesh maskohet pas ekraneve të ndritshëm, transmeton klankosova.tv.

E shkruar nga dramaturgu irlandez Enda Walsh, dhe me regji nga Erson Zymberi, kjo vepër sjell në qendër gjashtë adoleshentë që takohen në një chatroom online. Ajo që nis si një bisedë e zakonshme mes të panjohurish, shndërrohet shpejt në një lojë të rrezikshme mendore, ku fjalët e shkruara marrin formën e dhunës më të pastër psikologjike.

Në thelb, kjo shfaqje është një pasqyrë e gjeneratës digjitale e mbingarkuar me informacione, por e varfër në ndjeshmëri. Është një thirrje për ndërgjegjësim: për të kuptuar fuqinë e fjalës, për të zbuluar përgjegjësinë që mbart komunikimi, qoftë ai i shkruar apo i heshtur.

Chatroom është një dramë që na thërret të shohim më thellë përtej ekraneve, përtej maskave, përtej heshtjes.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Elton Tahiri, Andi Bajgora, Fiona Abdullahu, Rinesa Behluli, Drin Berisha, transmeton klankosova.tv.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.