“Charlie Hebdo” ripublikon karikaturat e profetit Muhamed

“Charlie Hebdo” ripublikon karikaturat e profetit Muhamed

NULL NULL
3 muaj më parë

Gazeta satirike franceze “Charlie Hebdo” ka ribotuar karikaturat e profetit Muhamed, zyret e së cilës qenë cak i sulmit nga personat e armatosur që shtënë me armë zjarri ndaj redaksisë.

Ripublikimi i karikaturave u bë një ditë para se 13 burra dhe një grua të akuzuar se iu siguruan armët sulmuesve do të dalin në gjyq të mërkurën, njofton Klan Kosova.

Në një editorial që shoqëron karikaturat këtë javë, gazeta tha se vizatimet “i përkasin historisë dhe historia nuk mund të rishkruhet as të fshihet”.

Sulmet e janarit të 2015-ës kundër “Charlie Hebdo” nxitën një valë vrasjesh të pretenduara nga grupi i armatosur ISIS në të gjithë Europën.

Shtatëmbëdhjetë njerëz vdiqën në sulm – 12 prej tyre nga redaksia – së bashku me të tre sulmuesit.

Në njërën prej karikaturave profeti shihet duke mbajtur bombë në vend të turbanit derisa në titull thuhej: “Krejt ato për këtë”.

Karikaturat e ribotuara këtë javë u shtypën për herë të parë në 2006 nga gazeta daneze “Jyllands Posten”, duke shkaktuar disa herë protesta të dhunshme nga myslimanë që besojnë se përshkrimi i profetit është blasfemi.