Charles Michel nis turneun ballkanik me Serbinë, nuk vjen në Kosovë NULL NULL 19.05.2022 08:47 19.05.2022 08:47 European Council President Charles Michel looks on after a meeting with French President at the Elysee Palace in Paris, on December 10, 2019. (Photo by ludovic MARIN / AFP) (Photo by LUDOVIC MARIN/AFP via Getty Images) Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të nisë sot turneun ballkanik me vizitën në Serbi. Në Beograd, zyrtari evropian do të pritet në takim nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, njofton Klankosova.tv. Sipas një njoftimi të zyrës së Vuçiqit, programi parasheh vizitë të kompanive në Parkun Shkencës dhe Teknologjisë dhe nënshkrimin e marrëveshjes për një projekt të përbashkët. Vizita do të shënojë fillimin e turneut treditor të Michel në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit ai do të udhëtojë edhe në Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë. Në agjendën e udhëtimit të Michel në Ballkan askund nuk figuron Kosova./Klankosova.tv/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days