Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Channing Tatum dhe Jessie J, dy zogj të dashuruar

NULL NULL
15.03.2019 14:30

Channing Tatum dhe Jessie J duket se janë në një terapi…terapi të lumturisë!

Çifti janë parë duke ecur dorë për dore derisa po bënin shopping në Londër. Ata më vonë janë parë edhe duke drekuar në një nga restorantet më të vjetra të Londrës.

Aktori dhe këngëtarja britanike kanë nisur romancën e tyre të dashurisë në muajin tetor kur Tatum ishte parë në disa nga koncertet e këngëtares në Amerikë.

Në fakt, mediat rozë kanë raportuar se çifti ka nisur lidhjen e dashurisë disa muaj më herët.

Në muajin nëntor, çifti ka zyrtarizuar lidhjen e tyre të dashurisë.

Kjo është lidhja e parë e aktorit amerikan pas ndarjes nga bashkëshortja e tij Jenna Dewan, në muajin prill, pas nëntë vjetësh martesë. Ata kanë së bashku edhe vajzën pesëvjeçare Everly.

Një burim pranë çiftit kishte thënë për Page Six se ata ishin ndarë për shkak të karrierave të tyre. Madje sipas të njëjtit burim, Deëan kishte besuar se bashkëshorti i saj nuk po i përkushtohej sa duhej martesës së tyre.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.