Lajmet e fundit

Kanë përfunduar pjesët e para në shtatë ndeshjet e mbrëmjes së sotme që po zhvillohen në kuadër të xhiros së tretë në Champions League.
Në takimet e së martës, të cilat nisën nga ora 21:00, 45 minutat e parë kanë prodhuar mjaft dinamikë dhe disa rezultate befasuese, raporton Klankosova.tv.
Vëmendja kryesore e kësaj xhiroje është e përqendruar në stadiumin “Parku i Princave’, ku po luhet kryendeshja e natës.
Paris Saint-Germain, që po i bën konak Barcelonës, po avancon me shifrat 1-0 pas pjesës së parë.
Befasi po ndodh në Gjermani, ku Stuttgarti po udhëheq 1-0 përballë Atletico Madridit. Në duelet e tjera, Napoli po triumfon 2-1 ndaj Bodo/Glimtit, Roma po udhëheq pastër 2-0 ndaj Slovan Bratislavës, ndërsa në «Anfield» Liverpooli dhe Villarreali kanë mbyllur një fraksion tejet interesant me shifrat 2-2.
Rezultatet e plota pas pjesës së parë:
Roma 2–0 Slovan Bratislava
Porto 0–0 PSV
Liverpool 2–2 Villarreal
Manchester City 2–0 AEK Athens
Napoli 2–1 Bodo/Glimt
PSG 1–0 Barcelona
Stuttgart 1–0 Atletico Madrid