13:50, 22 Shtator 2019

Mesfushori  Alex Oxlade-Chamberlain ka thënë se sulmuesi Mohamed Salah është vetjak dhe nuk e pason topin tek lojtarët tjerë.

Mirëpo Oxlade-Chamberlain ka thënë se Salah mund të vazhdojë me egoizëm përderisa shënon gola gjatë ndeshjeve, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Ai ka treguar se bashkë-lojtarët e tij shpesh herë zemërohen për shkak se ylli egjiptian nuk ua kalon topin atyre.

“A nuk është ky veprim vetjak?” ka pyetur Oxlade-Chamberlain.

“Ai nuk është egoist sepse është një shënues golash – duhet ta bëjë këtë. Ne nuk mund të presim që ai ta kalojë topin gjatë gjithë kohës dhe në të njëjtën kohë të shënojë shumë gola”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë