Challandes: Ndeshja me Bullgarinë mund të jetë e vështirë (VIDEO) NULL NULL 24.03.2019 18:29 24.03.2019 18:29 Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka thënë se ndeshja me Bullgarinë mund të jetë shumë e vështirë. Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për media, para kësaj ndeshje të rëndësishme për Kosovën që pritet të zhvillohet të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45, transmeton Klan Kosova. “Ne kemi luajtur një lojë të mirë kundër Danimarkës. Unë jam i lumtur me paraqitjen e skuadrës kosovare, por tani është një storie tjetër”. “Tani do të ndodhemi para një kundërshtari tjetër, para një tjetër loje sfiduese. Është fillimi i një gare shumë të rëndësishme. Mund të jetë një garë shumë-shumë e vështirë për ne”. Në këtë konferencë pyetje nga gazetarët ka pranuar edhe mesfushori Hekuran Kryeziu, i cili është shprehur shumë optimist për ndeshjen e ardhshme. “Duke parë rezultatet e ndeshjes me Danimarkën, jemi shumë optimist për ndeshjen që pritet të zhvillohet kundër Bullgarisë”. “Kemi një publik fantastik dhe besoj se do të jetë një ndeshje shumë pozitive me një rezultat të mirë për ne”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.