Challandes: Do ta fitojmë sfidën me koronavirusin, pastaj do të kthehemi të realizojmë ëndërrat (VIDEO)

Challandes: Do ta fitojmë sfidën me koronavirusin, pastaj do të kthehemi të realizojmë ëndërrat (VIDEO)

6 muaj më parë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes iu ka drejtuar me një mesazh tifozëve, nga të cilët ka kërkuar të jenë të kujdesshëm në këtë periudhë të vështirë.

Challandes shprehet i bindur se bota do ta fitojë përballjen me koronavirusin.

Ai i ka këshilluar kosovarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të jenë mjaft të kujdesshëm në këtë periudhë të vështirë.

Zvicerani ka qenë mjaft motivues në këtë video, duke u shprehur i bindur se bota do ta fitojë betejën me COVID-19.