Çfarë zbuloi Vedati rreth Stupcave në bisedën me Mbresën? (VIDEO) NULL NULL 25.01.2023 18:55 25.01.2023 18:55 Banori i ri i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Vedati ka folur me konkurrenten e tij, Mbresën rreth grupit humoristik Stupcave. Pos tjerash, Mbresa është shprehur e interesuar të dijë edhe për improvizimet që ndodhin në prapaskenat e xhirimeve. Vedati nuk ka hezituar aspak t’i tregojë për punën që bën, ndërsa ka theksuar faktin se në raste të ndryshme, ata dalin nga skenari. “Beso që ndonjë moment improvizojmë diçka, por ajo përshtatet me temë dhe hyn në skenar, kjo është më e mira”, ka thënë ai pos tjerash. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Big Brother VIP Besi i Big Brother “harron” aktrimin sfidohet por a ia doli me sukses? (VIDEO) 1 month