Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë thotë Ukraina për vizitën e Xi në Rusi?

NULL NULL
20.03.2023 13:45
TOPSHOT - Russian President Vladimir Putin (L) and Chinese President Xi Jinping pose for a photograph during their meeting in Beijing, on February 4, 2022. (Photo by Alexei Druzhinin / Sputnik / AFP) (Photo by ALEXEI DRUZHININ/Sputnik/AFP via Getty Images)

Presidenti kinez, Xi Jinping, po qëndron në Moskë për bisedime me Vladimir Putin.

Kina ka këmbëngulur se vizita synon të ndërmjetësojë paqen, por lidhjet e saj të ngushta me Rusinë kanë ngritur shqetësime në komunitetin ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, ka thënë se Kievi pret që Kina të përdorë ndikimin e saj mbi Putinin për t’i dhënë fund luftës.

“Ukraina po ndjek nga afër vizitën e presidentit kinez në Rusi”, tha Nikolenko, transmeton Klankosova.tv.

“Ne presim që Pekini të përdorë ndikimin e tij në Moskë për ta bërë atë t’i japë fund luftës agresive kundër Ukrainës”.

Ai shtoi se Kievi është i gatshëm të angazhohet në një “dialog më të ngushtë” me Kinën për të rivendosur paqen, por se çdo rezolutë duhet të përfshijë një tërheqje të plotë të trupave ruse dhe respektimin e integritetit territorial të Ukrainës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.