Çfarë tha Besa Baftiu gjatë arrestimit? (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë tha Besa Baftiu gjatë arrestimit? (VIDEO)

NULL NULL
15/12/2015

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Besa Baftiu, ishte njëra nga gjashtë deputetët që nuk u suspendua dje nga Kryesia e Kuvendit. Kjo e fundit më pastaj u fut në sallën alternative të Kuvendit ku mbahej seanca pa Opozitën, Baftiu së bashku me ndihmën e kolegeve tjera opozitare që nuk ishin suspenduar hodhi gaz në sallë, ku përderisa minuta ndërpreu seancën.

Deputetja e Vetëvendosjes qëndroi në sallën plenare të Kuvendit deri kur përfunduan punimet e Kuvendit në tërësi, në dalje të Kuvendit ajo u arrestua nga policia, ku përveç saj u arrestua edhe kolegia e saj Aida Dërguti, Time Kadrijaj nga AAK-ja dhe  deputetët tjerë Glauk Konjufca, Fisnik Ismaili dhe Faton Topalli.

Baftiu gjatë arrestimit u shpreh se më këto arrestime po ndodh arrestimi i deputetëve po ndodh arrestimi i popullit, ajo bëri një ndërlidhje me ngjarjet e 89-ës.