Çfarë s’duhet të bëni në takimin e parë? NULL NULL 08.06.2016 15:30 08.06.2016 15:30 Pavarësisht se a do të zgjasë përgjithmonë apo është vetëm punë minutash, çdo histori dashurie duhet të fillojë diku, e zakonisht nis me takimin e parë. Por një takim i mirë duhet të jetë më shumë se kimi, duhet të jetë një bisedë e mirë. Kështu që, ekspertja e takimeve Michelle Lewis, autorja e librit “Flirting 101”, ka listuar disa faktorë kyç për të parandaluar një takim që të shndërrohet në katastrofë. Mos flisni shumë për veten Kur vjen puna te biseda e parë e takimit, çelësi është të mos filloni të flisni për veten. “Gabimi më i madh që bëjnë njerëzit, është kur provojnë të shiten, duke folur non-stop për veten e tyre, në përpjekje për ta impresionuar personin tjetër”, thotë Lewis, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Mos e pranoni se jeni përdorues i madh i rrjeteve sociale Është takim, jo intervistë pune Mos bëni shumë pyetje në mënyrë që të mos e vini në siklet personin tjetër. Takimi i parë është thjesht takim i parë jo intervistë për punë. Të flasësh për politikë s’është seksi As të flasësh për seks në takimin e parë s’është mirë Mos pini shumë, vetëm mjaftueshëm *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 10 orë më parë
Lifestyle “Afera seksuale, para e dashuri”, Kotorri paralajmëron 12 shenjat e horoskopit (VIDEO) 5 days