Çfarë pritet nga takimi i palës kosovare dhe asaj serbe në Shtëpinë e Bardhë? – flet Martin Vulaj

Çfarë pritet nga takimi i palës kosovare dhe asaj serbe në Shtëpinë e Bardhë? – flet Martin Vulaj

2 muaj më parë

Ish-drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në SHBA, Martin Vulaj ka vlerësuar me shumë interes për shtetin e Kosovës fokusin e Shteteve të Bashkuara në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë.

Kjo pasi tashmë Emisari Richard Grenell ka planifikuar një takim tjetër në Shtëpinë e Bardhë për palën kosovare dhe atë serbe, njofton Klan Kosova.

Vulaj nga Washingtoni, thekson që çdo vendim për Kosovën, pa përfshirjen dhe shtyrjen e faktorit amerikan, do të ishte e parealizueshme.

”Ky është takimi që Emisari Richard Grenell ka premtuar pas dështimit të takimit të kaluar”.

”Ky ka pritur nga Kosova të jepet sinjal. Kosova momentalisht është në një udhëkryq historik që duhet ta zgjidh të ardhmen e saj.

”Kosova i ka shpreh parimet e saj brenda së cilës do të dialogojë me Serbinë. Propozim-aktakuza ka sjell një pikëpyetje mbi statusin e Presidentit ndonëse ende nuk është konfirmuar”.

”Është e pamundur prezenca e Presidentit Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë në këtë mënyrë, dialogu zhvillohet  mes shteteve jo mes personave”.

A pritet që në këtë takim të jetë dorëzan Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump?

”Nuk e besoj se mund të jetë pjesë e këtij takimi, sepse ende jemi në fazën fillestare të arritjes së marrëveshjes historike. Dhe nuk e besoj që kjo marrëveshje do të arrihet para zgjedhjeve në SHBA”.

Vulaj ka folur në Info Magazine edhe për raportet SHBA-Europë, në çështjen e Kosovës dhe Serbisë,

”Ky është qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky ështënjë dallim mes pozicionit të SHBA-ve dhe Europës. Europa e ka synim rregullimin e marrëdhënieve, ndërsa SHBA kërkon që gjithësesi përfundimi i marrëveshjes të përfundojë me njohje reciproke”.

”Pa një shtyrje të tillë, realizimi i nisjes së dialogut nuk do të ndodhte pa fokusin e SHBA-ve. Pa fokusin e SHBA-ve sikurse në të kaluarën, çdo vendim kyq për Kosovën, pa SHBA-në nuk është realizuar”.

”Vetëm me angazhimin e tyre në mënyrë konkrete janë realizuar edhe Pavarësia, Ushtria dhe hyrja e NATO-s në fakt. Ky qëndrim është mëse i nevojshëm për ta realizuar përfundimin e dialiogut me njohjen reciproke të shtetit të Kosovës”.

klankosova.tv