Çfarë po ndodh me protestën e opozitës në Shqipëri? (VIDEO) NULL NULL 24.02.2017 23:46 24.02.2017 23:46 Ndryshe nga 6 ditët e para të protestës, fjalori i kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë të premte n u ashpërsua. Gjatë fjalimit të tij kundër Qeverisë së Shqipërisë, Basha të premten bëri thirrje për trazira, njofton Klan Kosova. Me një ton të ashpër ai pati disa porosi për protestuesit për formën se si të sillën me zyrtarë e drejtues institucionesh. Gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrës vendas të premten, Basha u shpreh i ashpër edhe me mediat. Me thirrje iu drejtua edhe ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu, të cilit i kërkoi t`ua revokojë vizat qeveritarëve. Kreu i PD-së u shpreh se nuk do të ketë kthim pas deri në krijimin e një qeverie teknike si e vetmja garanci për zgjedhje të lira e të ndershme. E një ditë më parë në çadrën e protestuesve e quajtur si “tenda e lirisë” dita nisi nën tingujt e himnit kombëtar . Kërkesa e pakthyeshme e opozitës u përsërit edhe këtë ditë, Qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme më 18 qershor. Për më tepër mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Arjeta Dragaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.