Çfarë orari “i pafat” për Realin, sot Liverpool, të shtunën Atletico e pas 9 ditësh Barcelona NULL NULL 21.02.2023 11:52 21.02.2023 11:52 Real Madrid ka një orar të tmerrshëm ndeshjesh, nga sot deri më 2 mars. Klubi më i mirë në botë takohet me tre superkundërshtarë, në tri gara të ndryshme. Qysh sonte, Los Merengues luan si mysafir ndaj Liverpoolit, në kuadër të Ligës së Kampionëve, njofton Klankosova.tv. I zjarrtë do të jetë edhe takimi i së shtunës në kuadër të La Ligas, kur mbretërit presin rivalin e dytë më të zorshëm në Spanjë dhe kundërshtarin e ashpër të kryeqytetit, Atletico Madridin. Kulmi i ndeshjeve të zjarrta të Realit është “El Classico” me Barcelonën, që zhvillohet më 2 mars, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.