Çfarë ofron spitali i ri i fëmijëve? (VIDEO)

Çfarë ofron spitali i ri i fëmijëve? (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 1 day më parë

Spitali Pediatrik Kirurgjik ” Sheikha Fatima”,  i përuruar gjatë kësaj jave me aparaturat moderne që ka  pritet të ofroj shumë shërbime për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve.

Vetëm në njërin kat ka katër salla të operacionit, derisa dhomat e pacientëve përbëhen vetëm me nga dy shtretër, ndërsa secila ka edhe banjo.

Pos, kësaj ky objekt posedon klimatizim dhe ventilim, derisa gjithçka është e digjitalizuar sikurse mundësia e komunikimit pacientë-infermierë, ashtu edhe e lëvizjes.

Në këtë objekt do të zhvendoset klinika e Kirurgjisë së fëmijëve, disa reparte të Pediatrisë dhe Neonatologjisë.