Çfarë oferta pati afaristi Bekim Brestovci dhe pse e zgjodhi NISMA-n? NULL NULL 19.08.2019 18:40 19.08.2019 18:40 Afaristi i njohur nga diaspora, Bekim Brestovci, sot është bërë anëtari më i ri i partisë Nisma Socialdemokrate. Ai ka thënë se arsyeja që ka hyrë në politikë është kontributdhënia efikase për vendin. Brestovci në një lidhje direkte në Info Magazine të Klan Kosovës deklaroi se pos Nismës ka pasë oferta për tu bërë anëtarë edhe i disa partive të tjera. “Oferta që duhet respektuar tej mase ka qenë nga PDK-ja dhe një ofertë për të qenë pjesë e partisë e kam pas edhe nga Vetëvendosje. Gjithashtu edhe NISMA ka qenë oferta e tretë që kam pasur për t’u kyçur në politikë. Të gjitha ofertat kanë qenë shumë serioze dhe jam ndjerë shumë i respektuar edhe nga ofertat e partive tjera”. Brestovci tregoi se tek NISMA ka gjetur fushëveprimin të cilin e kërkonte për të avancuar një platformën dhe konceptin e tij. “Nisma është një parti e cila në koncept është pajtuar me atë çfarë unë dua të realizoj përmes një subjekti politik dhe që ka të bëjë shumë me zhvillimin ekonomik të vendit por njëkohësisht ka të bëjë edhe me krijimin e resurseve të mjaftueshme për kyçjen e diasporës në strukturat udhëheqëse të partisë”. “Përmes kësaj pastaj të kemi mundësi të kyçjes edhe në lista zgjedhore si në zgjedhjet qendrore po ashtu edhe në ato lokale”, ka thënë Brestovci. Ai më tej theksoi se nuk preferon që NISMA të bëjë koalicione parazgjedhore. Sipas tij më mirë është të kalojnë pragun zgjedhor pa koalicione. Afaristi Bekim Brestovci i bashkohet Nismas *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.