Çfarë këshille do ia jepte vetes Bill Gates si i ri? - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë këshille do ia jepte vetes Bill Gates si i ri?

NULL NULL
01/03/2017

Themeluesi i kompanisë Microsoft dhe njeriu më i pasur në botë Bill Gates e ka zbuluar këshillën që do ia jepte vetes kur ishte i ri.

Ai do e kishte këshilluar Bill Gates-in adoleshent që mençuria nuk është domosdo gjëja më e rëndësishme në jetë.

Miliarderi që e braktisi universitetin në mënyrë që ta zhvillojë softuerin Windows e që e revolucionarizoi botën e teknologjisë informative  tha që  inteligjenca nuk është një-dimensionale siç ai kishte besuar dikur, shkruan the Independent, transmeton Klan Kosova.

Ai i bëri këto komente në  rrjetin social Reddit në sesionin “më pyet për çfarëdo”.

“Do t’ia shpjegoja vetes që mençuria nuk është një-dimenzionale dhe s’është aq e rëndësishme si kam menduar atëherë”, tha ai.