Çfarë ka ndodhur që kur talebanët morën pushtetin? - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë ka ndodhur që kur talebanët morën pushtetin?

NULL NULL
15/08/2022

Talebanët e përshpejtuan fushatën e pushtimit të Afganistanit në gusht 2021, duke kulmuar me rënien e Kabulit më 15 gusht.

Por çfarë ka ndodhur që nga ajo kohë?

Shtator 2021: Talebanët shpallin një qeveri të re të përkohshme – e gjitha me burra

Shtator 2021: Dhjetra gra në qytete duke përfshirë Heratin dhe Kabulin protestojnë kundër politikave të talebanëve ndaj grave

Tetor 2021: Dhjetëra janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur pasi një xhami shiite në qytetin e Kandaharit është goditur gjatë lutjeve të së premtes. Grupi Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin

Dhjetor 2021: Talebanët ndalojnë udhëtimet rrugore në distanca të gjata për gratë që udhëtojnë vetëm

Janar 2022: Anëtarët e talebanëve takojnë zyrtarët perëndimorë në Norvegji për bisedimet e para në Evropë që kur grupi mori kontrollin. Qëllimi është të diskutohen të drejtat e njeriut dhe kriza humanitare në vend, ku 95% e afganëve nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë, sipas OKB-së.

Mars 2022: Në një kthesë të minutës së fundit, vajzave të shkollave të mesme u ndalohet të ndjekin mësimin, vetëm disa orë pas rihapjes së shkollave.

Maj 2022: Gratë dhe vajzat urdhërohen të mbajnë hixhabin dhe të mbulojnë fytyrat e tyre kur janë në publik për herë të parë në dekada. Prezantueset femra janë ndër ato që janë në shënjestër të masës, duke shkaktuar protesta nga disa prezantuese femra, të cilat refuzojnë të mbulojnë fytyrat e tyre.

Qershor 2022: Një tërmet i madh në kufirin me Pakistanin vret më shumë se 1,000 njerëz dhe plagos mbi 1,500, duke e bërë atë tërmetin më vdekjeprurës që ka goditur vendin në dy dekada. Është një sfidë e madhe për talebanët.

Gusht 2022: Shefi i Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri – organizatori i dyshuar i sulmeve të 11 shtatorit – vritet në një sulm me dron amerikan në Kabul, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.