Çfarë i vë në siklet meshkujt NULL NULL 02.05.2015 22:27 02.05.2015 22:27 Meshkujt janë shumë më të pakompleksuar se femrat, por ja një listë se çka i vë ata në siklet. Takimi me nënën Po tu kërkosh të ju prezantojë me babin, nuk e ka problem. Por gjithçka ndryshon kur bëhet fjala për nënën. Prezantimi me të ëmën e tij konsiderohet si më zyrtari. Ecja dorë për dore Ka ende meshkuj që nuk duan të kapën dorë për dore me partneren e tyre. Shumë prej meshkujve i vë në siklet vetëm mendimi se dikush mund tu ngjitet pas kur ecin rrugëve. Të lënë derën hapur në banjë Për meshkujt, kryerja e nevojave personale është momenti më intim që meshkujt nuk duan ta ndajnë me partneren. Gjepat e zbrazur Të jenë të papunë i shqetëson shumë, mbi të gjitha kur mbeten trokë. Meshkujt i vë në siklet momenti, kur janë me një vajzë e nuk kanë para për ta qerasur me një pije apo darkë. Mungesa e një makine të bukur Të kenë një makinë të vjetër nuk e përmbush egon e tyre. Në mendjen e tyre femrat do të bëjnë pas tij vetëm nëse ka makinën e duhur.