Çfarë i tha Rugova Millosheviqit në Hagë? (VIDEO) NULL NULL 11.03.2022 06:50 11.03.2022 06:50 BEL04 - 19990401 - BELGRADE, YUGOSLAVIA: (FILE) File photo of former Yugoslav president Slobodan Milosevic (L) talking with Kosovo Albanian leader Ibrahim Rugova (R) in Belgrade, 01 April, 1999. Rugova clashed Friday 03 May with his nemesis Slobodan Milosevic at the UN war crimes tribunal accusing the former Yugoslav president of massacres against ethic Albanians in Kosovo. EPA PHOTO EPA FILES / STR Ish-Presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, shihet në një video, gjatë përballjes me personin e akuzuar si kriminel lufte, Slobodan Millosheviq në Gjykatën e Hagës. Rugova në Tribunalin e Hagës ndër të tjera mbron luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë kësaj video Millosheviqi i parashtron disa pyetje provokuese Rugovës, ku i thotë se ia ka bërë disa lutje atij. Millosheviq: Ju thatë që UÇK-ja nuk ishte organizatë terroriste, pyetja ime është kështu; Në rast se UÇK-ja nuk ishte një organizatë terroriste, atëherë pse erdhët tek unë për të kërkuar që unë t’ju transferojë në një vend tjetër për ta shpëtuar familjen tuaj, pse erdhët? Rugova: Unë thash që nuk është terroriste. As një shtet, as “State Departament” nuk e ka shpallur organizatë të tillë. Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga njerëzit kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën nga patriotët dhe kanë luftuar për Kosovën. Ndërsa kur thoni se unë kam ardhur t’ju lus, nuk ju kam lutur. Kam kërkuar të dal jashtë Kosovës, sepse atëherë Kosova ishte e zbrazur, nuk kishte njerëz as bashkëpunëtorët e mi. Dëshiroja të dilja të mos vritem ndonjë ditë në ndonjë incident apo në kurdisjet që mund t’i ketë bërë regjimi. Millosheviq: Aktet që kemi parë edhe shtypin perëndimor në atë kohë tregon se gjenocid u bë kundër serbëve, ashtu është apo jo? Rugova: Ju lutem, ju lutem… mos i përzini. Ju flisni për vitet 80, pastaj kaloni në fund të 90’ve. Prandaj nuk ka pasur gjenocid ndaj serbëve, është e kundërta, sidomos gjatë luftës ka pasur dhunë, të vrarë… Gjatë luftës ka pasur gjenocid ndaj shumicës shqiptare në Kosovë ku janë bërë shkatërrime të mëdha, ku janë vrarë rreth 10 mijë njerëz (ende nuk i kemi shënimet komplete) , janë zhdukur rreth 4 mijë, janë shkatërruar mbi 120 mijë shtëpi private e mijëra objekte shoqërore e publike. Millosheviq: Zotëri Rugova, ju erdhët tek unë dhe më kërkuat që t’ju shpëtojë juve nga një vrasje të mundur të shkaktuar nga UÇK-ja. Më shikoni në sy dhe më tregoni a është e vërtetë kjo? Rugova: Nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë, nuk dëshirojë të përdorë fjalë të rënda por kjo është një gënjeshtër. Ka qenë kërkesë ndërkombëtare që unë të dal jashtë Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë