Çfarë gaboni me dieta? - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë gaboni me dieta?

NULL NULL
15/12/2015

Dietologët e famshëm të yjeve të Hollywood-it, tregojnë se cilat janë gabimet më të shpeshta që njerëzit i bëjnë kur vendosin që të mbajnë dietë për tu dobësuar, shkruan Popsugar, transmeton Klan Kosova.

Përqendrimi tek numri i kalorive është një gabim. Nëse e përqendroni dietën në të ngrënit sa më pak, është e gabueshme. Dieta nuk ka të bëjë me sasinë por me cilësinë e asaj që e hajmë. Frutat dhe perimet janë gjithmonë të mirëseardhura, por ngrënia e ushqimeve të rritura me kemikale është e dëmshme.

Të ngrënit pa orar ndikon drejtpërdrejt në peshën tonë. Nëse nuk keni orar të rregullt të të ushqyerit, po i bëni shumë dëm trupit. Nëse sot vendosni të mos hani asgjë ndërsa të nesërmen i ktheheni ushqimit me të madhe, ju jeni bërë armiqtë e trupit tuaj.

Të mos pirit ujë mjaftueshëm, c’rregullon funksionet e trupit. Mungesa e ujit bën që metabolizmi të mos funksionojë normalisht dhe kjo sigurisht e prishë dietën tuaj.