Çfarë është endometrioza dhe cilat janë simptomat? NULL NULL 20.07.2019 17:37 20.07.2019 17:37 Endometrioza është një gjendje ku disa qeliza brenda mitrës gjenden diku tjetër në trup, si në vezore apo në kanalet fallopiane, shkruan medium britanik Metro, përcjell Klan Kosova. Çdo muaj këto qeliza reagojnë në të njëjtën mënyrë si ato në mitër, duke u grumbulluar dhe pastaj duke u shpërndarë dhe gjakosur. Për dallim nga qelizat në mitër që largohen nga trupi në formë të periodave, ky gjak nuk ka se ku të dalë, andaj është një gjendje kronike dhe dobësuese që shkakton perioda të dhimbshme dhe të rënda që mund të çojnë në infertilitet, lodhje dhe problem me fshikëz dhe zorrë. Endometrioza është mjaft e shpeshtë dhe mund t’i prekë vajzat dhe gratë e çfarëdo moshe kur lindin fëmijë. Simptomat përfshijë dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut apo shpinës, që zakonisht përkeqësohet gjatë periodave, dhimbje periodash që ju ndalojnë së bëri aktivitetet normale, dhimbje gjatë apo pas seksit, dhimbje kur urinoni apo jashtëqitni gjatë periodave, kur ndjeheni të sëmurë, kaps apo keni diarre gjatë periodave. Me këtë gjendje ju mund të keni perioda vërtet të rënda dhe mund të keni vështirësi që të mbesni shtatzënë, mirëpo falë operacioneve për t’i hequr indet e endometriozës, ju mund të keni gjasa më të mira që ta arrini një gjë të tillë. Mirëpo, këto simptoma mund të menaxhohen përmes hapave kundër dhimbjes, mjekimeve hormonale dhe kontraceptivëve. Nëse këto nuk kryejnë punë atëherë ju mund ta bëni një ultrazë apo laparoskopi, ku kirurgu fut një tub të hollë përmes një prerjeje të vogël në abdomenin tuaj, në mënyrë që të shohin copë të indeve të endometriozës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.