Çfarë e shkakton abortin spontan? NULL NULL 25.11.2021 08:22 25.11.2021 08:22 Të pasurit një abort mund të jetë një përvojë traumatizuese për të gjithë të përfshirë. Disa gra janë në rrezik më të lartë të abortit dhe atyre tani do t’u ofrohet një ilaç për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve të foshnjave. Qindra nëna mund të marrin progesterone në fazat e hershme të shtatzënisë, nëse kanë vuajtur nga aborte në të kaluarën. Gratë që kanë pasur shtatzëni të konfirmuar dhe kanë gjakderdhje mund të marrin një dozë të hormonit dy herë në ditë. Ka shumë arsye pse mund të ndodhë një abort, por shumica nuk janë shkaktuar nga asgjë që ka bërë një nënë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Në tremujorin e parë të shtatzënisë, zakonisht një abort është rezultat i një problemi me foshnjën e palindur. NHS thotë se një shkak i zakonshëm mendohet të jenë kromozomet jonormale në fetus. Në tremujorin e dytë, një qafë e mitrës e dobët, një infeksion ose IST, forma e mitrës së nënës dhe PCOS dhe madje edhe helmimi nga ushqimi janë të gjitha shkaqet e abortit. Ndryshe, këtu përfshihen edhe çrregullimet e koagulimit të gjakut, problemet e tiroides, dobësitë e qafës së mitrës dhe qelizat imune që dëmtojnë fertilitetin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day