Çfarë e dallonte Bleona Qerretin si fëmijë? (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë e dallonte Bleona Qerretin si fëmijë? (FOTO)

NULL NULL
17/12/2015

Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qerreti ka postuar një fotografi shumë interesante dhe të veçantë në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka ndarë me fansat e saj një fotografi të vjetër ku shihet bashkë me prindërit e saj kur ajo ishte shumë e vogël.

Ajo që bie në sy është veshja e këngëtares ku ajo në pulovrin e saj e ka një shenjë “B” sipas emrit të saj, transmeton Klan Kosova.

Edhe këngëtarja që aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkruar vetë se si duket nëna e saj e kishte pasur idenë e trendit qysh atëherë.

“Kjo është e preferuara ime. Mami im vendoste një “B”në secilën veshmbathje që vishja, duket se qysh atëherë ajo e kishte sensin e asaj se çka është në trend. E lazdruar por më pëlqente kjo. Edhe sot më pëlqejnë “B”- të në veshjet e mia” ka shkruar Qerreti poshtë kësaj fotografie.

https://www.instagram.com/p/_Z1GWAAIO2/?taken-by=iambleona